Partizani në momentin më të vështirë!
Trajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, në platformën sociale të komunikimit, WhatsApp, ka ndarë një “story” mjaft domethënëse, sikurse “goditëse”.
Ai shfaqet para mediave gjatë periudhës kur ishte trajneri i Partizanit, ndërsa qëndronte i heshtur dhe kokëulur, identifikuese e situatës ku ndodhen 17 herë kampionët e Shqipërisë, vendi i fundit në tabelë me 4 pikë pas 9 javësh, teksa me këtë ritëm rrezikohet seriozisht rënia nga elita e futbollit shqiptar.
Kërnaja e mori drejtimin e “Demave të Kuq” edicionin e kaluar, në periudhën kur ekipi i kuq ishte “zhytur” në fundin e tabelës dhe i ngjiti deri në garën për “Final Four”, por më pas u mor vendim, largimi.