Nëse mendoni se Ernest Muçi i ka ndalur “bëmat”, e keni tërësisht gabim!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sapo ka regjistruar asistin e radhës në Superligën turke, ndërsa këtë herë shërbeu me kokë për shokun e skuadrës, Saviq në sfidën përballë Gaziantep.
Gjatë një rivënie këndore, Muçi devijon saktë drejt serbit i cili me të djathtën godet saktë drejt portës duke çuar shifrat në 1:0 në minutën e 2-të shtesë pak para përfundimit të pjesës së parë.
Një tjetër kontribut i çmuar nga shqiptari i cili vijon të jetë protagonist me Trabzonsporin në nivele të larta.