FEFS dhe Qendra e Studentëve synojnë bashkëpunim për shfrytëzimin e infrastrukturës së Lojërave Mesdhetare 2030

Futboll

FEFS dhe Qendra e Studentëve synojnë bashkëpunim për shfrytëzimin e infrastrukturës së Lojërave Mesdhetare 2030

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 16:55
Pamje nga takimi

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) ka pritur në një vizitë drejtorin e Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudarin, njëherësh ish-student të këtij fakulteti.

Gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit, duke vlerësuar punën dhe rezultatet e deritanishme të të dyja palëve.

Një nga temat kryesore të takimit ishte edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, me theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës sportive që po realizohet në kuadër të këtij organizimi.

Në këtë drejtim, është diskutuar mundësia që infrastruktura sportive, pas përfundimit të garave të Lojërat , të vihet në shërbim të studentëve të FEFS-it.

Vëmendje e veçantë iu kushtua hapësirave sportive, përfshirë pishinat gjysmëolimpike, të cilat do të mund të shfrytëzoheshin për aktivitete mësimore dhe përgatitje profesionale.

Nga të dyja palët është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shfrytëzimit të kapaciteteve infrastrukturore në funksion të edukimit, zhvillimit sportiv dhe krijimit të kushteve më të mira për studentët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat