Shqiptari që shënoi kundër Serbisë në Beograd vlerësohet me notën 9.0

Futboll

Shqiptari që shënoi kundër Serbisë në Beograd vlerësohet me notën 9.0

Nga: K.Goca Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 23:28
Futbollisti shqiptar Brajan Gruda feston golin së bashku me bashkëlojtarin e tij, Florian Wirtz

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda, i cili luajti për 86 minuta me fanellën e Gjermanisë në përballjen ndaj Serbisë në Beograd, është shpallur lojtari i ndeshjes nga platforma e specializuar e statistikave sportive “Sofascore”.

Gruda realizoi në minutën e 50-të, në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë, në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd.

Futbollisti shqiptar shkëlqeu me një aksion individual, duke depërtuar nga gjysma e fushës, duke kaluar dy futbollistë serbë dhe më pas, nga rreth 17 metra, dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin 0:3.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën fantastike 9.0 nga “Sofascore”.

Te Gjermania, pas Grudës, vlerësimin më të lartë e mori Maximilian Mittelstadt, me notën 8.5.

Për Grudën, kjo ndeshje do të mbetet e veçantë, pasi në debutimin e tij me Kombëtaren A të Gjermanisë arriti të shënojë golin e parë, dhe atë pikërisht në Beograd, përballë Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat