Shqipëria mobilizohet

Futboll

Shqipëria mobilizohet

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 17:42
Berat Gjimshiti me bashkëlojtarë

Shqipëria është mobilizuar maksimalisht për sfidën vendimtare ndaj Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, në kuadër të xhiros së fundit, respektivisht të gjashtës, në Ligën C të Kombeve.

Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për ta përfunduar garën në vendin e parë të Grupit 1 dhe për t'u rikthyer në Ligën B.

Kjo përballje konsiderohet si një finale e vërtetë për vendin e parë në grup, pasi të dyja kombëtaret synojnë kreun e tabelës.

Aktualisht, Shqipëria kryeson Grupin 1 me 12 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 10 pikë. Finlanda renditet e treta me 7 pikë, ndërsa San Marino mban vendin e fundit pa pikë.

Kuqezinjtë synojnë ta mbyllin këtë cikël me rezultat pozitiv dhe të sigurojnë rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Bjellorusia – Shqipëria
Bjellorusia: Lapoukhov: Barbovskiy, Begunov, Ebong, Gomanov, Kontsevoy, Lukashov, Pechenin, Selyava, Shumansky, Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo, Hoxha, Laçi, Manaj. Trajner: Rolando Maran.

Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kombëtares shqiptare i mjafton një barazim për të ruajtur kreun e renditjes dhe për të siguruar promovimin në Ligën B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat