Lookman do të mungojë së paku një muaj

Futboll

Lookman do të mungojë së paku një muaj

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 14:12
Lookman gjatë një ndeshjeje me Atletico Madridin.

Futbollisti Ademola Lookman do të jetë jashtë fushave për së paku një muaj.

Sulmuesi anësor u lëndua të premten e kaluar gjatë paraqitjes me përfaqësuesen e Nigerisë. Atletico Madridi po priste kthimin e tij në Madrid për të konfirmuar nëse ndrydhja e lehtë e gjurit, e diagnostikuar nga federata e vendit të tij, ishte përkeqësuar apo jo.

Megjithatë, pas ekzaminimeve më të hollësishme të kryera nga shërbimi mjekësor i klubit madrilen, është konstatuar se lëndimi është më serioz, ashtu siç kishte raportuar paraprakisht gazeta spanjolle “Marca”.

Konkretisht, bëhet fjalë për një ndrydhje të shkallës së lartë, siç konfirmoi më vonë edhe njoftimi zyrtar mjekësor i klubit.

Për këtë arsye, ndër ndeshjet që Lookman do t'i humbasë është edhe përballja kundër Barcelonës, e cila do të zhvillohet më 2 dhjetor.

Kështu, vërtetohen shqetësimet që ekzistonin te Atletico Madridi që nga momenti kur sulmuesi anësor u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së Nigerisë kundër Tanzanisë, të premten e kaluar, pas një goditjeje që kishte marrë në gjurin e majtë.

“Sapo mbërriti në qendrën stërvitore El Cerro, pak pas orës 13:00 të së martës, Lookman iu nënshtrua menjëherë ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e saktë të lëndimit”, shkruan “Marca”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat