Vasile do mu çmend: Kosova na poshtëroi, është turp i madh për ne! 

Hendboll

Vasile do mu çmend: Kosova na poshtëroi, është turp i madh për ne! 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:51
Vasile Stanga

Vasile Stanga ka reaguar ashpër dhe e ka cilësuar si poshtërimin më të madh në historinë e hendbollit rumun humbjen nga Kosova.

“Kombëtarja e Rumanisë meshkujt, u mposht me rezultat 30:25 nga Kosova, në kualifikimet për Euro 2022, mu në sallën Polivalente në Bukuresht”, shkruan “ProSport” nga Rumania.

 “Është turp i madh për ne. Gjithmonë kam menduar se Rumania ka ndeshje të vështira kur luan jashtë, por unë kurrë nuk e imagjinoja se do të humbnim në shtëpi nga Kosova”, - thotë ish hendbollisti rumun, Vasile Stanga për “ProSport”.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Rumanisë, rezultatet e arritura nga ekipi kombëtar aktual me Kosovën janë një fyerje, një humbje dhe një barazim.

Vasile Stanga tha se fajtori kryesor për këto rezultate është Alexandru Dedu, kryetari i federatës, i cili është në ballë të hendbollit rumun për 7 vitet e fundit.

"Unë mendoj se z. Dedu duhet të largohet.

Duhet të kesh karakter për këtë. E gjithë banda e federatës, por edhe Bordi i drejtorëve duhet të japin dorëheqjen. Nëse as nuk kualifikohemi me vajzat për Lojërat Olimpike, të tjerët duhet të vijnë dhe të rehabilitojnë hendbollin rumun”, - komenton Stanga.

Stanga tregon se e ka thirr Veselin Vujoviq, një nga ish lojtarët malazez, më të mëdhenj në botën e hendbollit. "Ai më thirri dhe më pyeti: Si është e mundur të luani kaq keq", tregon Stanga.

Sipas tij, ai mori shumë telefonata të tjera nga ish kolegë dhe njerëz të hendbollit pas ndeshjes Rumani - Kosovë. "Të gjithë janë të zemëruar, diçka duhet bërë, kjo nuk është e mundur.

Përndryshe, ne rrezikojmë të zhdukemi nga harta e hendbollit”, përfundon Stanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat