Mullakadrija dhe Berisha, kreatore të fitores kundër Bosnjës dhe Hercegovinës

Hendboll

Mullakadrija dhe Berisha, kreatore të fitores kundër Bosnjës dhe Hercegovinës

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:10
Mullakadrija dhe Berisha, kreatore të fitores kundër Bosnjës dhe Hercegovinës

Pas dy humbjeve të thella, Kombëtarja e Kosovës U-19, iu kthye fitores në kualifikueset për Kampionatin Evropian (femrat).

Hendbollistet e reja të kombëtares tonë u angazhuan në përgjithësi dhe duhet veçuar dy prej tyre, portieren Selvije Mullakadrija dhe hendbollisten Adelina Berishën. 

Është interesant se Berisha për herë të parë e kaloi në epërsi Kosovën, ndërsa Mullakadrija e ruajti rezultatin e krijuar me pritje fantastike

Hendbollistja e Istogut, Adelina Berisha, tregoj mori përgjegjësinë në momentet e fundit te ndeshjes, kur rezultati ishte dramatik deri në sekondat e fundit.

Ajo me 4 shënime radhazi e dërgoj Kosovën te fitorja e parë. Pa e harruar edhe Mullakadrijën e cila mbrojti penalltinë në minutat e fundit dhe dy kondërsulme radhazi të boshnjakeve. Një fitore e merituar dhe një motiv shtesë pas dy humbjeve rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat