Prishtina me pikë të plota, fitore të reja për Besën e Trepçën

Hendboll

Prishtina me pikë të plota, fitore të reja për Besën e Trepçën

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 23:13
Prishtina me pikë të plota, fitore të reja për Besën e Trepçën

Prishtina e ka fituar njërin prej derbive të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve.

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultatin 35:31 ndaj Kastriotit. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për prishtinasit.

Në pjesën e dytë epërsia e Prishtinës shkoi deri në dhjetë gola, ndërsa fitorja e saj nuk është rrezikuar asnjëherë.

Për Prishtinën është fitorja e dytë, ndërsa për Kastriotin e Ferizajt humbja e dytë.
Agon Bajqinovci i shënoi 7 gola për Prishtinën. 6 i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga 5 i realizuan Oltion Beshiri, Rron Ramadani dhe Vlerson Zherka.

Te Kastrioti më efikasi ishte Hamdi Salihu me 11 gola. 6 i shënoi Adonit Isufi, ndërsa 5 Aldi Rudari.

Fitore të pritura shënuan Besa Famgas e Trepça. Besa Famgas në udhëtim e mposhti Deçanin me rezultat 43:23.

Për kampionen aktuale, ishte fitorja e tretë rresht.

Fitoren e tretë rresht e shënoi edhe Trepça. E mposhti Zhegrën me 43:17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat