Bajçinovci: Me Prishtinën kemi një fillim të mirë 

Hendboll

Bajçinovci: Me Prishtinën kemi një fillim të mirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:24
Bajçinovci: Me Prishtinën kemi një fillim të mirë 

Prishtina po kalon formë të mirë në tri ndeshjet e para të Kampionatit të Kosovës.

Bardhekaltrit kanë shënuar dy fitore dhe pësuar një humbje, duke u renditur në vend të katërt me 4 pikë, dy me pak se lideri Besa Famgas, po aq pikë kanë edhe Trepça e Llapi.

Hendbollisti Agon Bajçinovci, tha se me Prishtinën e kanë një fillim të mirë duke pretenduar të vazhdojnë me këtë ritëm të fitoreve deri në fund të edicionit vjeshtor. 

“Me Prishtinën kemi pasur një fillim të mirë me ardhjen e trajnerit tonë, Verim Zherka, me të cilin kemi punuar shumë mirë.

Ne veçse kemi filluar bashkëpunimin shumë të mirë me të gjithë lojtarët dhe po kordinohemi mjaft mirë mes vete dhe jemi duke punuar ende shumë për të shikuar vetëm përpara dhe për rezultate maksimale”, thotë Bajçinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat