Lajme të këqija për Istogun, Alberina pritet të operohet

Hendboll

Lajme të këqija për Istogun, Alberina pritet të operohet

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:14
Lajme të këqija për Istogun, Alberina pritet të operohet

Nënkampionja dhe liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, është e shqetësuar me lëndimin e hendbollistes prej më të mirave, Alberina Halitaj.

Fituesja e Kupës së Kosovës ka bërë të ditur se Alberina Halitaj pritet t’i nënshtrohet një operacioni jo të lehtë.

“Hendbollistja e Istogut dhe kombëtares së Kosovës Alberina Halitaj këtë sezon nuk ka pasur mundësi të paraqitet në fanellën e skuadrës së Istogut ashtu si jemi mësuar ta shohim ngase llndimi në shtyllën kurrizore i ka pamundësuar atë.

Hendbollistja e dalur nga akademia e Hendbollit Istogu, ka fituar gjithçka që mund të fitohet në hendbollin Kosovar si titullin kampion me skuadrln U15, dy tituj kampioni U17, titullin kampion për seniore dhe tri kupa të Kosovës, është paraqitur për të gjitha grupmoshat dhe për kombëtaren A, ka udhëhequr kombëtarën e Kosovës si kapitene në kampionatin Evropian U19 të mbajtur në Lituani.

KHF Istogu i dëshiron shërim të shpejtë hendbollistes dhe merr përsipër të gjitha shpenzimet e shërimit të saj.
Suksese, urojmë ta kalosh këtë sfidë!”
, njofton KJF Istogu. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat