Arbër Curri hero i ndeshjes, në sekondën e fundit ia mohon barazimin Kastriotit

Hendboll

Arbër Curri hero i ndeshjes, në sekondën e fundit ia mohon barazimin Kastriotit

Nga: Shaip Shala Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:09
Arbër Curri hero i ndeshjes, në sekondën e fundit ia mohon barazimin Kastriotit

Hendbollistët e Rahovecit do të garojnë në Europë! Në një ndeshje shumë të rëndësishme, ata e mposhtën ndjekësinë në renditjen tabelare, skuadrën solide, Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 24:23, rezultat ky i cili i siguron pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, mbase rahovecasit kanē shtatë pikë më shumë se ferizajasit.

Tërë ndeshja pothuajse ishte e barabartë, e fortë me mbrojtje të ngjeshura, deri në minutën rezultati barazohej, 8:8, por në minutën vijuese, Besmir Kusari shënon për 9:8, ndërkaq pason kundërzbritje e rahovecasve, nga

Egzon Vuçitërna, sot tejet i disponuar, shënon për dy gola epērsi, 10:8.

Image

Por mysafirët nga Ferizaj nuk dorëzohen, dhe përmes Aldin Rudarit, Jeton Bislimit dhe spanjolit Da Silva Fernandes, seriozisht rrezikojnë portën e heroit të ndeshjes, Arbër Currit, dhe në pushim skuadrat shkojnë me rezultat 14:13.

Në pjesën e dytë, Vuçitërna rezulton një kundërzbritje me gol atraktiv, 15:13, por Aldi Rudari zvogëlon në 15:14. Rifat Visoka me golin e tij të vetëm e ngrit rezultatin në 18:16 dhe Arlind Tanushi në 19:16, por përsëri Rudari zvogëlon në 19:18, minuta e 44.

Tre minuta para përfundimit të ndeshjes, semafori tregon rezultatin 24:21, por mu në këto minuta, vendasit gabojnë në sulme, këtë e shfrytëzojnë mysafirët dhe përmes Fernandesit dhe Rudarit zvogëlojnë në 24:23. Në 60 sekonda të fundit, pason sulmi i vendasve të cilit e humbin topin 17 sekonda para fundit.

Trajneri i mysafirëve, Aco Stankovski kërkon tajm aut, mysafirët organizojnë sulmin e fundit me shpresë për të barazojnë, por këtë iu mohon heroi i ndeshjes, portieri Arbër Curri, i cili dy sekonda para fundit, në mënyrë fenomenale mbron gjuajtjen e Aldi Rudarit, për fitore të madhe e cila do të shënohet në anale të hendbollit rahovecas.

Rahoveci - Kastrioti 24:23(14:13)

Palestra sportive “ Mizahir Isma”
Shikues : 300.
Gjyqtarë: Eshref Beqiri, Ilir Krasniqi.
Vëzhgues: Fahredin Hashani.
Shtatëmetërshet: Rahoveci 2(2), Kadtrioti 2(1).
RAHOVECI : Curri, Cena, Shabani, Haziri 5, Isufi 4, Arl. Tanushi 2, Vuçitërna 6, Kusari 4, Arm. Tanushi, Nazifi, Visoka 1, Quni 2, Osa. 
Kastrioti: Dugolli, Esati, Rudari 11, Tafarshiku, Selmani, Bislimi 5, Saliu 1, Ismajli, Fernandes 6, Bega, Brahimi, Mekiç, Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat