Muratoviq - lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës: Jam krenare me Istogun

Hendboll

Muratoviq - lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës: Jam krenare me Istogun

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:15
Muratoviq - lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës: Jam krenare me Istogun

Hendbollistja boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, anëtare e Istogut, u shpall lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës.

Ajo ishte si buldozer dhe e bëri diferencën qysh në pjesën e parë dhe për të fituar Istogu finalen me rezultat 34:29 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton në Ferizaj. Rreth një mijë shikues ishin në palestër, ndërsa Istogu tregoi lojë më të organizuar e me meritë ngadhënjeu.   

Esma është krenare që pas titullit të kampionit fituan edhe Kupën e Kosovës. 

Ajo është krenare që u shpall lojtarja më e mirë e finales.

“Jam krenare për këtë ekip. Ne kemi zemër të madhe dhe këtë sezon i merituam të gjitha këto.

Për çmimin MVP: Faleminderit skuadrës sepse pa ta nuk do të mund ta fitoja me siguri…

Gjithashtu, mendoj se kemi punuar shumë dhe kemi bërë shumë sakrificë.

Por kemi treguar zemër të madhe. Faleminderit për të gjithë ju”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat