Kjo është çudia me Kastriotin në Bosnje dhe Hercegovinë! E rrallë...

Hendboll

Kjo është çudia me Kastriotin në Bosnje dhe Hercegovinë! E rrallë...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 21:29
Pamje nga ndeshja

Po të kishin vënë bast se dy ndeshjet do të përfundojnë me rezultat identik, padyshim se do t’ia huqni!

E pazakontë në lojën e hendbolli, dy ekipe që u takuan mes vete,  Graçanica e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), befasuan jo me lojë por me rezultat në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-it.

Rezultati si me 10 shtator si me 11 shtator, i njëjti.

Graçanica dje fitoi me rezultat 36:22, po ashtu edhe sot me 36:22.

Edhe tifozët boshnjakët mbeten të befasuar, ky rezultat identik padyshim se është i rrallë në botën e hendbollit mes dy ekipeve dhe brenda dy ditëve.

Nëse për asgjë nuk mund të mburren Kastriotit, të paktën që kanë arritur rezultat identik në dy ndeshje, e pazakontë apo jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat