Prizreni pretendon rikthimin në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Në klubin prizrenas po bëhet një punë e madhe që të arrihet objektivi që kanë para vetes.
Kryetrajneri i Prizrenit, Salajdin Krasniqi, shpreh optimizmin për klubin e tij.
Krasniqi tha se do të jetë një garë e fortë për kreun e tabelës mes disa klubeve.
Si e sheh KH Prizrenin në vazhdim të kampionatit dhe dihet se për vend të parë janë disa ekipe, cila është më e papërshtatshme për ekipin tuaj?
“Pretendimi ynë është Superliga, të kthehemi aty se ku Prizreni e ka vendin.
Po është një garë e fortë të cilën luftojmë ne, Vëllaznimi dhe Drita”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Prizreni ka ekip të re dhe është në rritje të vazhdueshme.
“Pasi që jemi një ekip i ri por që edhe lëndimet nuk po janë të pakta, megjithatë besoj që KH Prizreni do të kryej punën e vet deri në fund dhe do të luftojmë maksimalisht për secilën ndeshje që të marrim rezultate pozitive”, la përfunduar Krasniqi.