Kosova nuk e ka lehtë, në grup me Finlandën, Letoninë dhe Bullgarinë

Hendboll

Kosova nuk e ka lehtë, në grup me Finlandën, Letoninë dhe Bullgarinë

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 11:54
Kosova U17

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Evropian (B) të hendbollisteve deri në 17 vjet.

Ky Evropian mbahet prej të hënës (nesër) deri të dielën e javës së ardhshme në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Janë tetë ekipe kombëtare të hendbollisteve të reja që kërkojnë suksesin në Prishtinë.

Në grupin A janë Kosova, Finlanda, Letonia dhe Bullgaria. Grupi B përbëhet nga Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Ndeshjet e fazës grupore janë prej të hënës deri të enjten. Dy kombëtaret e para nga secili grup kualifikohen në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalet janë të shtunën, më 9 gusht, ndërsa finalja është të dielën, më 10 gusht.

Ndeshjet e së hënës janë: Izraeli – Britania e Madhe (12:15), Italia – Ukraina (14:30), Finlanda – Letonia (16:45), Kosova – Bullgaria (19:15). Para ndeshjes së Kosovës është ceremonia hapëse e Evropianit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat