Rahoveci e Besa Famgasi nuk lejojnë befasi

Hendboll

Rahoveci e Besa Famgasi nuk lejojnë befasi

Më: 8 mars 2026 Në ora: 22:49
Rahoveci

Rahoveci e Besa Famgasi nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e së dielës, të vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas disfatës nga Kastrioti, kampioni në fuqi, Rahoveci, u kthye te fitorja. E mposhti në shtëpi skuadrën e Llapit me rezultat 47:26.

Granit Kadiri me 10 gola dhe Lulzim Shabani me tetë ishin më efikasët te “vreshtarët”.

Te Llapi nga gjashtë gola i shënuan Cristiam Machado dhe Jefferson Bastos.

Rahoveci është i dyti me 36 pikë, derisa Llapi mban vendin e pestë me 15 pikë.

Ndërkohë  Besa Famgas fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultatin 41:26.

Ndeshja u zhvillua në Pejë.

Për ekipin pejan 12 gola i realizoi Jon Vokshi, kurse Deniz Terziqi i shtoi tetë. Ardi Halili me tetë dhe Arnis Spahija me gjashtë gola ishin më efikasët te skuadra gjakovare.

Besa Famgas renditet e treta me 32 pikë nga 20 ndeshje. Vëllazniomi është i katërti me 20 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat