Kosova synon befasinë në Tuzëll    

Hendboll

Kosova synon befasinë në Tuzëll    

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2026 Në ora: 15:38
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës dhe Bosnja e Hercegovinës do të ndeshen sonte (20.00) në palestrën “Mejdan” të Tuzllës.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Ndeshja e parë do të luhet sonte në “Mejdan”, ndërsa e kthimit pas tre ditësh në Prishtinë. 

Selektori i Bosnjës, Damir Doborac, ka të gjithë lojtarët që i ka ftuar, përveç Elmas Avdiqit, i cili do të jetë jashtë për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi në bërryl. 

Të gjithë të tjerët janë gati për të luajtur ndeshjen e ardhshme.

Kosova synon befasinë ndaj rivalit shumë të fortë dhe që hiqet favorit i madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat