Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, të mërkurën vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në program është xhiroja e 17-të.
Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet të mërkurën prej orës 18:00. Takohen Ferizaj e Samadrexha.
Të dy skuadrat i kishin nga disa lojtare në Kombëtare, që do të jenë të motivuara për të udhëhequr skuadrat drejt suksesit.
Samadrexha i ka fituar 14 ndeshjet e deritashme dhe është në vendin e parë në tabelë me 28 pikë. Ferizaj është i treti me 20 pikë.
Të mërkurën janë edhe ndeshjet Prishtina – Shqiponja (19:00) dhe Besa – Kastrioti (18:00).
Të enjten është ndeshja mes Terezës dhe Istogut (19:00).