Palestra në gjendje të mjerueshme, reagon Faruk Shala

Hendboll

Palestra në gjendje të mjerueshme, reagon Faruk Shala

Nga: K.G. Më: 28 prill 2026 Në ora: 16:38
Pamje

Faruk Shala është i shqetësuar si asnjëherë më parë me fatin e palestrës së sportit në Istog.

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu, Shala, është i brengosur me fatin e kësaj palestre që është në gjendje të mjerueshme. 

“Fatkeqësisht, deri tani asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës, as i pozitës e as i opozitës, nuk ka  guximin me marrë iniciativën që në rishikimin e buxhetit të përfshihet përfundimi i palestrës së sporteve në Istog.

Kjo tregon mungesë vullneti dhe përgjegjësie, sepse të gjithë në periudha të ndryshme mbajnë pjesë të përgjegjësisë për faktin që ky projekt po zvarritet për 20 vjet. 

Megjithatë, dua të bëj një lutje publike: prej 20 vitesh nuk është arritur të përfundohet një objekt sportiv në Istog, i nisur para dy dekadash. Ju lutem deputetëve të Kuvendit të Kosovës që në buxhetin e këtij viti ta përfshijnë përfundimin e palestrës sportive në Istog.

20 vjet janë një kohë shumë e gjatë për një projekt të tillë. Përgjegjësia bie mbi të gjitha qeveritë dhe deputetët në periudha të ndryshme”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat