Edhe pse ditë deri te fillimi i dy Kampionateve Evropiane në Prishtinë
Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri te fillimi i dy Kampionateve Evropiane në Prishtinë, që janë për hendbollistët deri në 20 vjet.
“M20 Championship I” dhe “M20 Championship II” zhvillohet në Pallatin e Rinisë në kryeqtet, duke nisur nga 12 korriku. Kështu Prishtina dhe Kosova do të jenë sërish qendër e rëndësishme evropiane e hendbollit.
Në “Men’s 20 EHF Championship I” garojnë Kosova, Estonia, Italia, Mali i Zi, Gjeorgjia dhe Holanda.
Të dielën janë ndeshjet: Italia – Estonia (16:00), Holanda – Kosova (18:15) dhe Mali i Zi – Gjeorgjia (20:30).
Në “Men’s 20 EHF Championship II” marrin pjesë Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Sllovakia.
Të dielën janë ndeshjet: Sllovakia – Luksemburgu (9:15), Finlanda – Britania e Madhe (11:30), Belgjika – Bullgaria (13:45).
Federata e Hendbollit e Kosovës po i bënë përgatitjet e fundit për këtë Evropian. Ndërkohë Kombëtarja jonë U20 është në vlugun e përgatitjeve për paraqitje sa më të mirë.