Plot 3680 shikues ishin në ndeshjen mes Flensburgut gjerman dhe skuadrës nga Portugalia, Aguas Santas Milaneza.
Ndeshjen e së martës mbrëma e drejtuan dy gjyqtarët e FHK-së, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku.
Ndeshja në Flensburg të Gjermanisë i takoi xhiros së pestë të fazës grupore në Ligën Evropiane për hendbollistë.
Fitore me rezultat 33:21 shënoi skuadra gjermane, Flensburg-Hadewitt.
Kjo skuadër i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në Grupin E. Aguas Santas Milaneza mban vendin e fundit.
Arsim e Erdoan Vitaku kanë përvojë të gjatë në skenën evropiane dhe po ashtu besimin e EHF-së për të drejtuar ndeshje të rëndësishme të kupave kontinentale.