Komuna e Skenderajt hynë në zonën e kuqe të rrezikut nga COVID-19

Kosova

Komuna e Skenderajt hynë në zonën e kuqe të rrezikut nga COVID-19

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Kreu i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka njoftuar se me vendim të Ministrit të Shëndetësisë̈, komuna e Skenderajt nga sot kalon në zonën e kuqe të rrezikut, që nënkupton se nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë̈ shtëpive/banesave të tyre, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.

Kryetari Jashari tutje bëri të ditur se ky vendim është̈ marrë pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me COVID-19 në Skenderaj, ku edhe apeloi qytetarët që për të mirën e shëndetit tonë të respektojnë̈ këtë̈ vendim.

#COVID19

#Rrinshpi

#Vendosemaskën

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat