Banorët e fshatit Penuhë në Podujevë me aksion simbolik për 28 Nëntor

Kosova

Banorët e fshatit Penuhë në Podujevë me aksion simbolik për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Banorët e fshatit Penuhë në Podujevë

Fundi i muajit nëntor çdo vit sjell emocione të veçanta për banorët e fshatit Penuhë të Podujevës.

Çdo 28 nëntor, banorë të këtij fshati mblidhen për të nderuar heronjtë e kësaj zone që dhanë kontributin e tyre për lirinë e vendit.

E këtë vit, dy të rinj të këtij fshati vendosën që në pjesën ku ndodhen istikamet që u shfrytëzuan nga ushtarët e kësaj zone, të bëjnë edhe ngritjen e flamurit.

Mes emocionesh, ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Zhdrella, rrëfen për ndjenjën e veçantë që i dha ngritja e flamurit pikërisht në zonën ku ai kishte luftuar e ishte plagosur gjatë luftës.

Gëzimin në këtë datë historike atij ia zbeh mungesa e shokëve e bashkëudhëtarëve të tij në rrugën që ata ndoqën.

Iniciatorët e këtij aksioni thanë se gjatë javës këtu do të vendosin edhe një memorial në të cilin do të përkujtohen të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat