​Kastrati pret në vizitë ish-kongresistin amerikan Jerry Weller

Kosova

​Kastrati pret në vizitë ish-kongresistin amerikan Jerry Weller

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:01
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me anëtarë nga kabineti qeverisës, sot ishin nikoqirë të ish-kongresistit amerikan Jerry Weller.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me investitorët gjermanë dhe shqiptarë, si dhe diskutime lidhur me hapat që do të ndërmerren lidhur me projektin ‘KIKA HILLS’.

I pari i komunës, tha se është tejet i lumtur që për potencialin e Kamenicës po interesohen edhe nivele të ish-kongresistit Weller.

“Sot isha nikoqir i Weller e investitorëve gjermanë dhe shqiptarë, ku diskutuam për projektin më të madh turistik “KIKA HILLS”, që pritet të investohet në Kamenicë, konkretisht në malet e mrekullueshme të Kikës, si njëra nga zonat më me potencial për zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Sipas tij, mbështetja komunale është e plotë në të gjitha proceset, në mënyrë që ky investim të gjenerojë vende të reja të punës e të tërheqë vëmendjen në nivelin nacional.

Ndërsa, ish-kongresisti Weller tha se është i lumtur që arriti ta vizitojë Kamenicën dhe të shohë nga afër bukurinë dhe potencialin e vendit ku pritet investimi. Ai bashkë me bashkëpunëtorët tjerë, falënderuan kryetarin Kastrati për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në jetësimin e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat