Moti për dy ditët në vijim

Kosova

Moti për dy ditët në vijim

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Pas një jave me nivele të larta të ndotësve ajror, përgjatë 24 orëve të shkuara, si rrjedhojë edhe e qarkullimit ajror, indeksi i cilësisë së ajrit zbriti edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në dy ditët në vijim, gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet në vlera mesatare, vende-vende edhe të mjaftueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

1.12.2020 - Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 4C, e në vise malore -7C deri 3C. Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

2.12.2020 - Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën me vransira dhe intervale me diell. Në zona malore në perëndim të vendit, në mbrëmjes mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 5C, e në vise malore -4C deri 4C. Era do të fryj e lehtë kryesisht nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat