MPJ ka shpallur konkurs për 6 ekspertë

Kosova

MPJ ka shpallur konkurs për 6 ekspertë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
MPJ

Kjo ministri po planifikon të punësojë 2 ekspertë juridikë, një ekspert për marrëdhënie me publikun, një ekspert për diplomaci ekonomike dhe 2 ekspertë për menaxhim dhe administrim.Ministria ka planifikuar 120 mijë euro për këto kontrata ndërsa kohëzgjatja e kontratave të këtyre ekspertëve do të jetë 36 muaj.

Sipas njoftimit për kontratë, konkursi për 6 ekspertë për shërbime të veçanta është shpallur për mbështetje profesionale të MPJD-së në procesin e reformës dhe ri-organizimit të brendshëm.

Që nga 30 qershori kur ka hyrë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publikë, institucionet publike dhe komunat e Kosovës do të bëjnë rekrutimin e stafit për shërbime të veçanta duke u bazuar në këtë ligj.Institucionet dhe komunat e Kosovës deri në muajin qershor punësimin e punonjësve me marrëveshje të veçanta që ndryshe njihen si kontrata mbi vepër e kanë bërë në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil.

Por që nga fillimi i muajit korrik rekrutimi i punëtorëve për shërbime të veçanta do të bëhet duke u bazuar në nenin 84 për Marrëveshjet për shërbime të veçanta të Ligjit për Zyrtarë Publik.

Pas hyrjes në fuqi të ligji të ri, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka hartuar rregullat për prokurim të shërbimeve të veçanta përmes të cilës edhe do të bëhet punësimi

Rregullat e hartuara nga KRPP aplikohen vetëm për prokurimin e Shërbimeve të veçanta të  cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit janë shërbime profesionale për të cilat Autoriteti Kontraktues ka nevojë por që nuk i plotëson kërkesat me stafin që e ka.

Ndryshe nga Ligji për Shërbimin Civil, i cili ka lejuar që punësimi me marrëveshje për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër të bëhej jo më gjatë se 6 muaj, me Ligjin për Zyrtarë Publikë, kohëzgjatja e kontratave do të jetë deri në 36 muaj.

Procedura për rekrutim të stafit për shërbime të veçanta fillon me publikimin e njoftimit për kontratë në platformën elektronike, të përgatitur në përputhje me nenin 40-të të Ligjit të Prokurimit Publik dhe me ngarkimin e Dosjes së tenderit të miratuar nga KRPP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat