Sot, vranët dhe me shi

Kosova

Sot, vranët dhe me shi

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Ndërkaq, të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat