​Lajmet që ndërlidhë me Covid-19, prinë në mesin e lajmeve më të rreme në Kosovë

Kosova

​Lajmet që ndërlidhë me Covid-19, prinë në mesin e lajmeve më të rreme në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Mentor Hoxhaj

“FactChecker-Ks”, ka publikuar raportin mujor të monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale për “Fake news”, në Kosovë, ku kanë treguar për renditjen e besueshmërisë së mediave dhe informimit të saktë të tyre ndaj qytetarëve.

Drejtori i “FactChecker-Ks”, Mentor Hoxhaj ka thënë se lajmet e rrejshme paraqesin një sfidë globale të informimit të drejtë dhe të saktë të qytetarëve.

Ndërsa ka shtuar se në këtë kohë të vështirë pandemie, kryesisht lajmet që ndërlidhë me Covid-19, prinë në mesin e lajmeve me të rreme.

Hoxhaj ka thënë se problem i mediave në Kosovë, mbetet qëndrueshmëria e tyre e dobët financiare, duke e marrë parasysh ekonominë e dobët të vendit, e cila edhe mund të shtyjë mediat të publikojnë lajme të pa verifikuara me qëllim të rritjes së audiencës.

Ai ka thënë se në hulumtimin e tyre për “FakeNews”, kanë verifikuar 78 portale online, ku 22 prej tyre edhe janë regjistruar në KMShK.

Ndërsa thotë se vetëm në muajin shtator, të vitit 2020 janë verifikuar mbi 5000 lajme, ku afër 200 lajme janë identifikuar si lajme të rreme.

Hoxhaj: Në shtator janë konstatuar 77 lajme të rreme

“Nga monitorimi që kemi bërë shohim raportin e muajit shtator janë konstatuar 194 lajme, prej tyre 77 kanë qenë fake, 39 të pa sakta, 51 Clickbait, 14 pjesërisht të sakta dhe 45 janë me gabime. Ndërsa sa i përket lajmeve në përqindje, 27 për qind kanë qenë fake, 16 për qind me gabime, 20 për qind jo plotësisht të sakta, të pa sakta 14 për qind, Clickbait 18 për qind, pjesërisht të sakta kanë qenë 5 për qind”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se përqindje më e madhe e lajmeve “fake” vijnë nga personalitet publike, ku ato janë edhe me të klikuarat.

Hoxhaj: Personalitetet publike janë ato që ngrehin më shumë klikime

“Lajmet fake sa i përket shpërndarjes apo origjinës së tyre të përmbajtjes 33 për qind kanë qenë lajme fake të përgjithshme, 25 për qind në muajin shtator kanë qenë të ndërlidhura me COvid-19, ndërsa 42 për qind me personalitete publike. Personalitetet publike janë ato që ngrehin më shumë klikime dhe ky vazhdon të jetë target i lajmeve fake për të tërhequr klikime”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu, ka potencuar “lajmet fake” të cilat kishin më së shumti ndikim sa i përket lajthitjes së opinionit, dhe se lajmet të cilat kanë qenë të mbështetura nga inteligjenca “ruse”, konkretisht dislokimi i forcave të NATO-s dhe origjina e COVID-19.

Hoxhaj ka thënë se sfidat kryesore të lexuesit janë faqet “fake” dhe profilet fake të cilët krijojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme, ku në shumicën e rasteve këto faqe dhe këta persona janë jashtë kufijve të Kosovës me motive inteligjente, politike, ekonomike, si dhe fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat