Moti sot, reshje bore në viset malore

Kosova

Moti sot, reshje bore në viset malore

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 07:18
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Ndërsa nga parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat