Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Kosova

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Ilustrim

Në kuadër të raportit ditor lidhur me gjendjen e autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale të mirëmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës.

 MI informon se në të shtatë regjionet e Kosovës, rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim, më detajisht:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

-Në rajonin e Pejës, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, po bëhet shpërndarja e kripës në rrugët e viseve malore.

-Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme, me përjashtim të intervenimeve në zonat e ulëta dhe me mjegull.

Ndërkaq në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të temperaturave nën zero (-0) dhe lagështisë së krijuar në shtresa qarkulluese, është hedhur kripë, si preventivë në parandalimin e krijimit të ngricave në shtresa qarkulluese.

Në përgjithësi, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdoj të iu mbajë të informuar edhe ditëve në vijim lidhur me gjendjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen dimërore të tyre.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat