Kastrati së bashku me zyrtarët komunalë dhurojnë gjak

Kosova

Kastrati së bashku me zyrtarët komunalë dhurojnë gjak

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:18
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtarë komunalë kanë dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që i është përgjigjur thirrjes për të qenë të pranishëm në komunë.

“Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar vullnetarisht që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të vijnë në komunë, dhe të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë”, ka thënë ai.

I pari i komunës ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë me mirë me shëndet të dhurojnë gjak.

“Ju inkurajoj të gjithëve që jeni mirë me shëndet, të dhuroni gjak e të shpëtoni jetë në këto ditë të vështira për të gjithë. Falënderoj Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut që iu përgjigjën thirrjes sonë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat