Vlora Dumoshi priti në takim Anton Qunin

Kosova

Vlora Dumoshi priti në takim Anton Qunin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Ministrin e Mbrojtjes,  Anton Quni, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim në projekte të përbashkëta mes dy ministrive.

Dumoshi e njoftoi Qunin për veprimtarinë, planet dhe programin e MKRS-së për vitin e ardhshëm, si dhe për sfidat me të cilat është përballur ministria këtë vit për shkak të rrethanave të pandemisë.

“Ka ardhur koha që vlerat heroike të heronjve tanë të përkujtohen edhe me aktivitete tjera me kreative dhe inovative. Si dy ministri duhet të gjejmë iniciativa inovative dhe t’i mbështesim ato me qëllim që gjeneratat e reja të përfshihen edhe më shumë dhe të mësojnë më shumë për vlerat historike dhe patriotike të vendit tone” u tha në këtë takim.

Në ditët në vijim do të përpilohet një koncept dokument, i cili do t’i paraprijë një memorandumi të bashkëpunimit që do të nënshkruhet mes dy ministrave.

Ndërkaq, Quni falënderoi Dumoshin për gatishmërinë që ajo e tregoi për të filluar bashkëpunimin për projektet që janë në interes të dyanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat