Në Drenas po vriten mistershëm qentë endacakë

Kosova

Në Drenas po vriten mistershëm qentë endacakë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Gjashtë qen dyshohet të jenë vrarë qëllimisht në territorin e Komunës së Drenasit.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, është duke hulumtuar nëse e gjithë kjo është e organizuar, e pretendojnë se pjesë mund të jenë edhe komunarët.

Elza Ramadani, tha se kjo mund të jetë një iniciativë që këto kafshë të vriten në mënyrë misterioze.

Këto dyshime hedhin poshtë qeverisja lokale në Drenas, të cilët përmes një reagimi i bënë thirrje qytetarëve të mos bëjnë vepra të tilla ngase janë të dënueshme.

Të gjitha rastet janë lajmëruar në polici, teksa të tilla jenë evidentuar edhe në Fushë Kosovë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat