E merr uji edhe Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, dalin pamjet

Kosova

E merr uji edhe Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, dalin pamjet

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:19
QKUK

Edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK ka pasur vërshime për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës.

Në mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku trajtohen pacientët me COVID-19, është dashur të intervenohet për shkak të vërshimeve.

Ekipet e Forcave te Sigurisë se Kosovës me saktësisht Njësiti i Kërkim-Shpëtimit ka ndihmuar në largimin e ujit nga Klinika e Pulmologjisë.

Media ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të QKUK-së, por të njëjtit nuk kanë dhënë informacione për vërshimet në Pulmologji.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat