Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 14 janar 2021 Në ora: 07:48
Ilustrim

Sot janë planifikuar të zhvillohen këto ngjarje në vend:

Policia e Kosovës pranon donacion nga ambasada gjermane. Në këtë ceremoni pjesëmarrës do të jetë ambasadori i Gjermanisë në Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së Laboratorit të lincencuar Internacional, EuroLab, për Real Time PCR për Covid-19 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. (Ndërtesa e terminalit të vjetër, ora 11:30)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 13:00)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Salla e konferencave në Administratën Qendrore të SHSKUK-së, ora 13:00)

Me rastin e vdekjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Arben Dërmaku, UKZ organizon Mbledhje Komemorative. (Amfiteatrin A34 të Universitetit, ora 13:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në takim me strukturat e degës së Gjakovës. (Hotel Pashtriku – Gjakovë, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat