Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Fondacionit ''Jahjaga''

Kosova

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Fondacionit ''Jahjaga''

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha priti sot, zyrtaren e Fondacionit ''Jahjaga'', Doruntina Ukimerin, të cilën e njoftoi për mbështetjen institucionale, që komuna i ka dhënë Zyrës Juridike për shërbime falas, ku qytetarët mund t'i parashtrojnë kërkesat e tyre.

Prandaj edhe akti i nënshkrimit të marrëveshjes me Fondacionin'' Jahjaga'', shpresojmë që do t'u lehtësoi shumë shërbime juridike qytetarëve tanë.

Ndërsa, zyrtarja  nga Fondacioni ''Jahjaga'', Doruntina Ukimeri, theksoi se ''Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është që përveç se t'u ndihmohet qytetarëve me shërbime falas nga zyra juridike, njëherit edhe përmes shumë aktiviteteve  që do të zhvillohen në të ardhmen është edhe ngritja e  vetëdijisimit si dhe informimi i  qytetarëve për t'i adersuar kërkesat e tyre dhe zyra juridike t'u ndihmoi në kryrjen e tyre'', përfundoi Ukimeri.

Në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit dhe të dy palët u zotuan për mbështetje qytetarëve tanë për çështje juridike edhe në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat