​Sot mot me diell, vranësira e shi

Kosova

​Sot mot me diell, vranësira e shi

Më: 22 janar 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar.

Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat