Shi e borë, ky është parashikimi i motit për të dielën

Kosova

Shi e borë, ky është parashikimi i motit për të dielën

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:46
Albin Kurti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë së dielës pritet të ketë reshje shiu dhe mot me vranësira.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin 2-3 gradë Celcius, ndërsa maksimalet në mes të 6 dhe 8 gradë Celcius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore. Reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHM’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat