Moti për sot dhe nesër

Kosova

Moti për sot dhe nesër

Më: 29 janar 2021 Në ora: 07:16
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të borës.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) reshje shiu e bore do të ketë edhe të shtunën por me intensitet më të vogël.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat