Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 47 aktakuza kundër 61 personave

Kosova

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 47 aktakuza kundër 61 personave

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 47 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media thuhet se po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë 7 persona, si dhe janë bërë tre 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lexoni më poshtë aktakuzat e ngritura nëpër prokuroritë themelore në komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, si dhe ka ngritur 21 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 16 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.               

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë  aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat