Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja

Kosova

Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Ilustrim

Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar metoda me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide(vetem te pacientet me problemet me Tireotoksikoze).

Sipas një njoftimi nga QKUK, Ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës  nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).

"Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Mjekësia Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide.

Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg.", thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat