Aksident i rëndë në Dumosh të Podujevës

Kosova

Aksident i rëndë në Dumosh të Podujevës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Dumosh të Podujevës.

Në bazë të pamjeve shihet një veturë që ka dalë matanë rrugës kryesore për t’u përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Ndërkaq, sipas statistikave ditore PK-së, dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat