Kosova solidarizohet me SHBA-të për viktimat e koronavirusit

Kosova

Kosova solidarizohet me SHBA-të për viktimat e koronavirusit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 05:57
Ilustrim

Pasi që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u shënuan një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan.

Ngjarja do te mbahet tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë ku edhe do të ndezën qirinjë në nderim të të vdekurve.

Në këtë mënyrë Shoqata dëshiron edhe t'i sensibilizojë qytetarët e Kosovës e më gjërë me rrezikun e madh që paraqet infektimi me Covid-19.

Flamurin do ta ulin në gjysëm shtizë stafi i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe do të qëndrojë në atë gjendje 24 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat