Sërish priten reshje shiu dhe bore

Kosova

Sërish priten reshje shiu dhe bore

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Ilustrim

Java e parë e marsit me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat në rritje. Në fundjavë sërish ftohtë, me mundësi për reshje shiu, por edhe bore.

28.02.2021 - Fusha anticiklonike që janë përqëndruar mbi ishujt Britanik dhe Europën qëndrore, ditëve të para të marsit shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të favorizojnë një mot stabil, kryesisht me kthjellime dhe diell. Ndërkohë masat e ftohta ajrore që kanë depërtuara sot mbi vendin tonë, mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare. Mirëpo nga dita e mërkurë rrymime të ngrohta ajrore shtrihen mbi rajon, që sjellin një rritje të temperaturave.

Sipas parashikimeve të fundit, nga fundjava masa të ftohta ajrore të udhëhequra nga një front i ftohtë, depërtojnë deri në pjesët tona, që mundësojnë një rënie të temperaturave, me gjasa edhe për reshje shiu dhe bore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit ditën e sotme, shkaku që erërat veriore edhe kanë shpërndarë ndotësit ajror, në ditët e para të javës, nën kushtet e një moti më stabil, do të ketë periudha të qetësisë, e në këto raste ndotësit ajror mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes. Indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, vende-vende edhe shumë të dobëta.

1.03 - Në mëngjes ngrica të lehta. DItën kryesisht kthjellët dhe me diell.

2.03 - Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditë kryesisht kthjellime dhe diell.

3.03 - Kthjellët dhe me diell, gjatë ditës më butë.

4.03 - Më butë, kthjellët dhe me diell.

5.03 - Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimalet nga 9C rriten deri në 15C ditën e enjte.

Era do të fryj mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale, e në pjesën e dytë të javës në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat