Ja si do të jetë moti për nesër

Kosova

Ja si do të jetë moti për nesër

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:48
Ilustrim

Dita e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë, njfoton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.

Ndërsa, kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat