Moti për dy ditë, mund të ketë edhe për borë

Kosova

Moti për dy ditë, mund të ketë edhe për borë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Instituti i Shëndeti Publik ka publikuar motin për dy ditët e ardhshme. Sipas IHK-së, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara për rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë Celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat