Moti për dy ditët në vijim

Kosova

Moti për dy ditët në vijim

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

17.03.2021 - Kryesisht me vransira, ftohtë dhe me erë. Ditën priten edhe intervale me diell. Përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Nga Dukagjini me mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 8C, e në vise malore -6C deri -1C. Erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriperëndimi 4-13m/s. Indeksi UV: 2. Windchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

18.03.2021 - Fillimisht me kthjellime. DItën me vransira të ndryshueshme dhe ftohtë. Me mundësi për rrebeshe të shpërndara bore dhe shiu. Në vise malore priten vetëm rrebeshe bore. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 8C, e në vise malore -7C deri 0C. Erë mesatare nga veriperëndimi 2-10m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat