Kërkesa të shumta për plazma

Kosova

Kërkesa të shumta për plazma

Më: 18 mars 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën kovalescente që nga data 5 shkurt.

Kërkesat për trajtim të tillë, çdo ditë po rriten, si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus. Megjithëkëtë kohëve të fundit po shohim ftesa publike për t’u siguruar dozat e gjakut nga ata që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19.

Por infektologu Sali Ahmeti tha se në Klinikën Infektive, ka doza të gjakut të grumbulluara si rezervë, por ka raste kur ka edhe mungesë, pasi që kërkesat ndonjëherë  janë të shumta në të njëjtën kohë.

‘’Ndërlidhen me kohën pasi që ndodh që në momente të  caktuara të kemi kërkesa të menjëhershme dhe ka ndonjë situatë më stabile. Andaj herë kemi vështirësi në  gjetjen e saj, por në përgjithësi  dozat e gjakut nga të shëruarit me COVID i kemi pasur në dispozicion’’, tha Ahmeti.

Infektologu Ahmeti ndërkohë shtoi se trajtimi i pacientëve me koronavirus me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira të pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur.

"Plazma mban antitrupa pra nga personi që e ka kaluar covidin. Këto antitrupa janë  të gatshëm të bëjnë neutralizimin e sëmundjes te personi i sëmurë.

Sikurse çdo sëmundje tjetër edhe kjo është e ndërlidhur me kohën, pra, dhënia në kohë të duhur është po aq e rëndësishme sa edhe ilaçi. Kjo jepet nga dita e shtatë deri në të dhjetën, që të ketë efekt të mirë’’, tha Ahmeti.

Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat