1 i shëruar dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:19
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikim e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 866 raste, prej tyre 782 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 37 persona.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se janë 8 raste të reja për sot në Malishevë, por bazuar në komunikimin me rastet dhe në shënimet e shtabit emergjent, njëri rast është ritestim dhe nuk është rast i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat